Prokuroria hapi lëndë për status në Facebook të publikuar nga lideri i një partie politike

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur lëndë për një status në rrjetin social Fejsbuk, të publikuar nga lider i një partie politike, pas njoftimit të Sektorit për Krimi Kompjuetrik dhe Forenzikës Digjitale pranë Ministrisë së Brendshme.

Marketing

“Në të njëjtën kohë, dy kallëzime penale u ngritën kundër të njëjtit person, të parashtruar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe dy individë, ndërsa i referohen një statusi tjetër të postuar në rrjetin sociale Fesjbuk dhe Tuiter”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup pas formimit të lëndës, lëshoi ​​urdhra për dokumentacion elektronik të të gjitha statuseve të diskutueshme nga rrjetet sociale të publikuara nga personi i raportuar te Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikës Digjitale pranë Ministrisë së Brendshme. Në të njëjtën kohë, për t’i vërtetuar faktet, prokurori publik kompetent e thirri personin e raportuar për të dhënë deklaratë në prokurori.PTHP hapi lëndë për status në Fejsbuk të publikuar nga lider i një partie politike

Marketing