Prokuroria i ndërmori lëndët e PSP-së

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndërmori lëndët e Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së përgjimit të paligjshëm të komunikimeve.

Marketing

Pas ndërmarrjes, siç kumtoi Prokuroria, lëndët i janë besuar prokurorëve publikë të cilët deri atëherë kanë vepruar për lëndë konkrete deri në përcaktimin e Prokurorisë Publike kompetente dhe prokurorit publik i cili do të veprojë në çdo lëndë.

Në Prokurorinë Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve do të vazhdojnë të zbatohen masat e deritanishme të sigurisë dhe mënyra e lëvizjes së lëndëve, materialet dëshmuese dhe materialet e bisedave të përgjuara ndërsa për kontroll mbi zbatimin e këtyre masave janë të obliguar dy prokurorë publikë.

Marketing