Ballina Aktuale Prokuroria jep detaje nga tragjedia në Prilep, ku mbetën të vrarë dy...

Prokuroria jep detaje nga tragjedia në Prilep, ku mbetën të vrarë dy persona

Prokurori publik në koordinim me ekipin e krim-teknikës nga Ministria për Punë të Brendshme, ka kryer ekspertizë në shtëpinë e rrugës Aleksandar Makedonski në Prilep, ku në mëngjes në orën 8, janë gjetur dy trupa të pa jetë. Të njëjtët u takojnë A.P. e lindur në 1979 dhe nëna e saj T.K. e lindur në vitin 1956, të cilat kanë pasur plagë me armë zjarri. Tek at aka shtënë, tani I dyshuari, 50 vjeçar, ish bashkëshorti dhe dhëndri i viktimave.

Marketing

Me dy plagë të armës së zjarrit ka përfunduar edhe n jë person tjetër, vëlla dhe djalë I viktimave, I cili ka qenë në atë hapësirë. I lënduari dhe I dyshuari, janë dërguar në spitalin e Prilepit, ku ju është ofruar ndihmë mjekësore.

Në drejtim të zbardhjes së veprës penale, me urdhër të prokurorit publik, janë marrë dhe siguruar gjurmë nga vendi I ngjarjes. Është dhënë urdhër për obduksion për viktimat. Gjurmët e siguruar nga vendi I ngjarjes do të jenë lëndë e ekspertizës. Prokurori publik ka dhënë edhe urdhër për bastisjes ë shtëpisë së të dyshuarit, I cili sipas disa njohurive të prokurorisë, për shkak të prishjes së mëparshme të raporteve bashkëshortore, nuk ja jetuar në shtëpi të përbashkët me tashmë gruan e tij të vdekur.

Marketing
Exit mobile version