Prokuroria kërkon dënim me nga 2000 euro për 19 persona nga  Shkupi

Prokuroria Themelore Publike në Shkup deri tek Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka parashtruar 18 kërkesa ku përfshihen 19 persona për shqiptimin e dënimit për shkak të mosrespektimit të orës policore.

Marketing

Personat në fjalë akuzohen se kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim i masa shëndetësore gjatë epidemisë. Prokuroria kërkon nga Gjykata Penale personat në fjalë të dënohen me nga 2.000 euro secili.