Prokuroria kërkon paraburgim për 21-vjeçarin që për 5 muaj dhunoi një vajzë 14-vjeçare në Manastir

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 21-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “Dhunim të fëmijës nën moshën 15 vjeçare”.

Marketing

Në periudhën nga gushti deri në fund të dhjetorit 2023, i dyshuari në një banesë në rrugën “Prilepska” në Manastir, në disa raste ka kryer akte seksuale me një vajzë 14-vjeçare.

Prokurori publik në Gjykatën Themelore në Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.