Prokuroria konfirmon: NUK KA NDJEKJE PENALE PËR SHTYLLËN E DYTË PENSIONALE

Prokuroria themelore publike Shkup (PTHP Shkup) njoftoi se nuk të ngrejë aktakuzë në rastin me shtyllën e dytë të pensioneve, gjegjësisht për shpërndarjen joadekuate të parave të një numri të madh të personave të siguruar në shtyllën e parë dhe të dytë pensionale. Aktakuzë penale ndaj personave të panjohur për këto parregullsi në prokurori parashtroi Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS).

Marketing

“Në aktakuzë thuhej se në periudhën nga viti 2006 nuk janë realizuar shpërndarjet që u takojnë personave të siguruar të cilët i kanë plotësuar kushtet ligjore për t’u anëtarësuar në financimin kapital të sigurimit pensional sipas kushteve të përcaktuara me ligj, përkatësisht në Fondin e dytë pensional. Parashtruesi, MPSS ka theksuar, gjithashtu, se në Raportin e detajuar të analizës së përgatitur nga konsulent i Bankës Botërore me kërkesën e MPPS-së, janë konstatuar mangësi serioze. Theksohet se janë 12,000 persona të siguruar të cilët mbulohen me sistemin e sigurimit të detyrueshëm pensional, e të cilët nuk janë të regjistruar si anëtarë të shoqërive private pensionale. Njëkohësisht për ata, pjesa prej 6% e kontributeve nuk është transferuar në shoqëritë private pensionale “, thuhet në njoftim.

PTHP Shkup sqaron se pas parashtrimit të aktakuzës penale janë marrë në pyetje shumë njerëz, me ç’rast është konstatuar edhe se Komisioni i formuar për mbikëqyrje të punës së SPIM s’ka paraqitur raport nga kontrolli i realizuar, ndërsa drejtori dhe punonjësit në SPIM kanë thënë që paratë s’janë transferuar në fondet private për shkak të problemeve me softuerin, por që “është sqaruar se paratë janë në llogarinë e fondit dhe ndonëse nuk ishin transferuar – ato s’kanë mund të përdoren për qëllime tjera përveç për pensione”.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, nga Agjencia për auditimin e financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), si organ i cili i kontrollon dhe mbron interesat e personave të siguruar kanë thënë se MAPAS “ka pasur njohuri që në një periudhë të caktuar kontributet s’janë paguar në shtyllat pensionale private dhe se mund të ketë dëm, por vetëm në lidhje me rendimentit që do ta kishin realizuar të ardhurat e tyre nëse do të kapitalizoheshin”.