Ballina Lajme Maqedoni Prokuroria me akuzë kundër Milloshovskit dhe 12 personave tjerë në rastin “I...

Prokuroria me akuzë kundër Milloshovskit dhe 12 personave tjerë në rastin “I fuqishmi”

Prokuroria Themelore Publike -Shkup ka ngritur aktakuzë për rastin “I fuqishmi”.

Marketing

Të akuzuar janë 13 persona, përfshi këtu deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski.

Kundër tre personave, përfshi këtu Milloshovskin është ngritur aktakuzë ndërsa kundër 10 personave tjerë është hapur propozim për aktakuzë.

Këtë rast e hapi Prokuroria Speciale në Mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast.

PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.

Exit mobile version