Prokuroria ndjek 5 persona si organizatorë kryesorë të 27 prillit

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përmes në komunikate sonte ka informuar se është duke hetuar pesë persona të cilët dyshohet se janë organizatorë të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit.

Marketing

 

Ata ngarkohen me veprën penale “kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.

 

Siç qëndron në komunikatë, gjetjet e hetimit paraprak tregojnë se të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar një plan me qëllim për të pamundësuar dorëzimin paqësor të pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar protestat masive të cilat edhe i kanë mbështetur materialisht, fillimisht para KSHZ-së, ndërsa më pas edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvendi më 27 prill të 2017-ës.

 

“Të dyshuarit si organizatorë e kanë përfshirë gjithë strukturën e partisë dhe mjete materiale për të përmbushur qëllimin dhe për të mundësuar zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të punonjësve të policisë për të siguruar protestat. Me qëllim që të rrezikojnë rendin dhe sigurinë kushtetues, ditën kritike kanë organizuar hyrjen pa pengesë së turmës në shtëpinë ligjvënëse, kanë përfshirë shoqatat patriotike dhe disa persona për të kryer dhunën. Në të njëjtën kohë selia e një partie politike në vazhdimësi ka mobilizuar anëtarësinë e partisë në Shkup dhe qytetet e tjera. Në të njëjtën kohë, njëri nga të dyshuarit me një automjet në pronësi të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ka sjellë armë zjarri dhe jelekë antiplumb para Kuvendit që kanë qenë të destinuara për disa persona që po protestonin e që kanë përvojë në përdorimin e armëve. Me këto aktivitete, të dyshuarit kanë shkaktuar një ndjenjë pasigurie, kërcënim dhe frikë në mesin e qytetarëve”, thuhet në deklaratë e Prokurorisë.

Nga ana e prokurorit publik është dorëzuar propozim për paraburgimin e të dyshuarve.