Prokuroria Publike ka njoftuar se nuk është në gjendje të shpërndajë detaje lidhur me procesin e ekspertizës së celularit të dytë të Katica Janevës.
Celulari i dytë i Janevës është gjetur më 23 korrik nëpërmjet ndjekjes së numrit serik unik që e posedon çdo celular (IMEI), mirëpo këtu ndihmë ka ofruar edhe një operator celular i vendit pasi kanë marrë urdhër nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Fillimisht ishte gjetur vetëm njëri telefon i Prokurores Speciale, Katica Janeva, derisa autoritetet u njoftuan më vonë se ajo posedonte edhe një celular tjetër mirëpo që të njëjtin e kishte humbur.
Celularët e prokurores speciale, Katica Janeva janë konfiksuar dhe dorëzuar për ekspertizë, me qëllim që të vërtetohet komunikimi i mundshëm me Bojan Jovanovskin – Boki 13, i a dyshuari i parë në rastin “Reket”.