Prokuroria po heton vrasjen në Reçicë të Vogël, motivi ende i panjohur

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë njoftoi se prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore Tetovë ka kryer hetim në Reçicë të Vogël të Tetovës, në vendin ku sipas informacioneve paraprake tetovari 53-vjeçar e ka privuar nga jeta gruan e tij.

Marketing

Sipas PPRM, motivi për ngjarjen e cila ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të së ndjerës ende është nën hetim.

Duke e lëshuar shtëpinë, i dyshuari ka shtënë edhe në drejtim të një automjeti taksi që ka qenë në afërsi. Drejtuesi i taksisë nuk është plagosur, por janë gjetur projektile në automjet. Pas ngjarjes i dyshuar është arratisur dhe është në kërkim.

Prokurori publik kompetent dha urdhër që të kryhet obduksion i të ndjerës, si dhe urdhra për mbledhjen dhe shqyrtimin e provave të ekspertëve dhe dëshmive materiale të gjetura në vendngjarje.

Marketing