Prokuroria pritet të dalë me detaje të reja rreth rastit “Bunker” dhe atij që lidhet me Rade Shteklin

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të publikojë detaje të reja rreth dy rasteve në të cilat prokurorët kanë punuar në periudhën e kaluar: rasti “Bunker”, i cili u bë i njohur për publikun disa ditë më parë, si dhe më shumë informacione në lidhje me rastin që lidhet me Rade Shteklin.

Marketing

Një javë më parë, autoritetet hetuese njoftuan se katër persona janë arrestuar në rastin “Bunker”, ndërsa bëhet fjalë për anëtarë të një grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë dhe merreshin me trafik të paligjshëm të drogës.

Rade Shtekli u arrestua në fillim të këtij viti në rajonin e Gjevgjelisë, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi. Shtekli është i njohur në nëntokën e vendit ndërsa pati dy përpjekje për ta eliminuar atë.

Shtekli dyshohet se ka udhëhequr një grup me mbi dhjetë persona që ishin të përfshirë në shitjen e narkotikëve./ Alsat.mk