Ballina Aktuale Prokuroria publike ndjek zgjedhjet, nesër do ketë kujdestari shtesë

Prokuroria publike ndjek zgjedhjet, nesër do ketë kujdestari shtesë

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi i ndjek ngjarjet lidhur me procesin zgjedhor, përmes Komisonit të formuar të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal dhe veprave tjera penale, të cilat do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale.

Marketing

“E njoftojmë opinionin se gjatë ditës së zgjedhjeve, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 31 Tetor 2021, do të ketë kudjestari shtesë në Prokuroritë Publike. Në proces të koordinimit të ndërsjelltë, Komisioni do ta ndjek procesin e votimit në të gjitha komunat ku zhvillohet rrethi I dytë I zgjedhjeve. Urgjentisht dhe me prioritet Prokuroritë do të vazhdojnë të veprojnë sipas indikacioneve për vepra të kryera penale që lidhen me zgjedhjet. Denoncimet e marra menjëherë do të dërgohen në Prokuroritë përkatëse Themelore, për të kontrolluar denoncimet dhe për të marrë vendime për procedurë të mëtejshme” – thonë nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkujton se në funksion është adresa e hapur elektronike izbori@jorm,mk, ku secili që konsideron se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale lidhur me procesin zgjedhor, mund të parashtrojë ankesë/paraqitje deri te Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore

Marketing
Exit mobile version