Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryetarin e Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, sot do të jenë nikoqirë të përfaqësuesve të korit diplomatik dhe mysafirëve të tjerë, në ngjarjen në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në të cilën në suaza të fushatës
“Së bashku drejt yjeve”, planifikohet shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër, me ciceron turistik, me çka do të promovohen monumentet e qytetit nën moton “Shkupi në hartën e Evropës”.
Ngjarja do të mbahet para MK-BE Info Qendrës së Sekretariatit për Çështje Evropiane në sheshin qendror.