Promovohet “Parku i gëzimit”, në Çair (FOTO)

Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta me N.P “Parqe dhe gjelbërimet”- Shkup, për rregullimin hapësinor dhe përmirësimin e hapësirave të gjelbërta të Komunës së Çairit, Kreu i Komunës z.Visar Ganiu sot bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes, z. Ardijan Muça dhe zëvendës kryeministrin për çështje europiane të Maqedonisë z. Bujar Osmani, promovuan “Parkun e gëzimit”, një hapësirë e re e gjelbërt kjo në teritorin e komunës së Çairit.

Marketing

Kjo është vetëm një segment nga shumë projektet e përbashkëta të planifikuara me NP “Parqet dhe gjelbërimet” për rregullimin e hapësirave të gjelbërta përgjatë gjithë territorit të komunës sonë.

Vetëm me kontribut të këtillë të përbashkët institucional Çairi do të jetë çdo ditë më i bukur dhe më i pastër.

Marketing