Propaganda dashakeqëse dhe nxitëse kundër Kryetarit Ali Ahmeti dhe përpjekjeve të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi nuk ka të ndaluar.
Lajmi i rremë i një portali pro-opozitar shqiptar për gjoja aktakuzë kundër z. Ahmeti është dëshmia më e mirë për qëndrimin e tyre të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve të fundit dhe luftës çlirimtare të kombit shqiptar.
z.Ahmeti është bashkëthemelues i LPK-së dhe UÇK-së, përkrahës i sundimit të ligjit, drejtësisë joselektive dhe këtë e ka dëshmuar gjithmonë edhe në rastin e dëshmisë së fundit në Prishtinë.
Ata që ia duan të keqën shqiptarëve dhe UÇK-së dhe porositësit e lajmeve të rreme bëjnë mirë të përmbahen nga shpifje të tilla sepse këtë nuk do t’ua fal as e kaluara, as e sotmja, as e nesërmja, por do të mbetën me njollën e merituar.