Propozim buxheti 2019, shkurtohen shpenzimet joproduktive

575 milionë e 836 mijë denarë parashihet të peshojë buxheti i Kuvendit republikan për vitin e ardhshëm, i cili u shqyrtua sot nga Këshilli buxhetor kuvendor.

Marketing

Nënkryetarja e kuvendit Frosina Remenski, thotë se në këtë propozim buxhet, janë ulur ndjeshëm shpenzimet joproduktive. Në parashikim buxhetin e 2019, janë ulur për një të tretën parashikimet e shpenzimeve për harxhimet e rrugës së të zgjedhurve të popullit.

Shkalla për shpenzime rrugore është ulur për 19 milion e 700 mijë denarë. Në këtë shkallë hyjnë edhe mjetet e përgjithshme për udhëtime rrugore të Kuvendit që përfshijnë edhe aktivitete ndërkombëtare të deputetëve. Në anën tjetër, rriten mjetet për debate mbikëqyrëse, parashihen mjete për fillimin e reformave për pavarësi financiare të Kuvendit, për sigurimin e Kuvendit dhe reforma në kanalin parlamentar, por edhe për shtimin e zyrave.

Disa deputetë kërkuan që secili prej tyre të ketë zyrë nëpër njësitë zgjedhore prej nga vijnë, madje edhe këshilltar personal në Kuvend. Por sekretarja gjenerale, Cvetanka Ivanova thotë se që deputetët të kenë këshilltare personal duhet të ketë ndryshime në Ligjin e Kuvendit.

Sipas saj, plani financiar për vitin 2019 është shumë ambicioz për shkak se Kuvendi fillon me reforma për të cilat nuk nevojitet vetëm vullnet politik por edhe mjete financiare. Për këto reforma financa do të sigurohen jo vetëm përmes buxhetit por edhe përmes projekteve e të ndryshme donatore.

Marketing