Propozim-ligji për PP-në para miratimit

Propozim-ligji për Prokurorinë Publike dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, me procedurë të shkurtër, dje kaloi në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane. Anëtarët e Komisionit vendosën që t’i ndjekin në procedurë të mëtutjeshme, gjegjësisht që të shkojnë në seancë plenare. Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca, ndërsa siç paralajmëroi paraprakisht spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi, Kuvendi duhet të shpërbëhet më së voni më 16 shkurt, me qëllim që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në datën për të cilin janë marrë vesh, më 12 prill.

Marketing

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke e shpjeguar Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë, tha se askush nuk duhet të ketë dilemë se neni 110 ka të bëjë me materialet e bisedave të përgjuara të cilat janë ndërmarrë nga Prokuroria Speciale Publike.

“I gjithë neni flet për lëndë të cilat kanë filluar deri më 30 qershor të vitit 2017 dhe lëndë të cilat janë pas 30 qershorit dhe këtu bën dallim në përdorimin e dëshmive se si do të veprohet me to”, tha Deskoska.

Angazhimi i vetëm, siç theksoi, i cili bëhej gjatë përpilimit të ligjit për PP-në, ndërsa veçanërisht gjatë negociatave me grupet parlamentare në Kuvend për sigurimin e koncensusit ishte ligji të mos përmbajë amnisti për askënd.

“Ky nuk është ligj për amnisti, ky është ligj për krijimin e mekanizmave efikase për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Pa dallim, pa marrë parasysh prej ku rrjedh. Më vjen keq që ju nuk u përfshitë në atë luftë”, tha Deskoska..

Shtoi se gjatë gjithë kohës ishin përballur me obstruksione nga VMRO-DPMNE-ja në procesin e miratimit të ligjit.

Ministrja e Drejtësisë informon se po ashpërsohen kriteret për atë se kush mund jetë nen i Këshillit për Prokurorë Publikë, konfirmohet procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë nga vetë prokurorët publikë, por edhe nga Kuvendi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski dje deklaroi se nuk sheh arsye për pjesëmarrje të mëtutjeshme të deputetëve të partisë të cilën e udhëheq në Parlament për shkak të tërheqjes nga marrëveshja politike që të shpërbëhet Kuvendi. Mickoski porositi se nuk duhet të shmanget marrëveshja e arritur për terminët për shpërbërjen e Kuvendit dhe për zgjedhje.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe deputet i BDI-së, Artan Grubi dje deklaroi se në kohë rekorde Komisioni për Çështje Evropiane ka përfunduar debatin për propozim ligjin për Prokurorinë Publike dhe propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, pa u pranuar asnjë amendament.

“Tashmë kemi miratuar dy ligjet në seancë plenare dhe tani jemi në duart e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, i cili pasi të konfirmojë se kemi shumicë prej dy të tretave, unë besoj se tanimë e kemi, do ta konvokojë seancën plenare për ta votuar”, tha Grubi.

Absolutisht, të gjitha kërkesat e BDI-së dhe komunitetit, siç shtoi ai, janë përfshirë në të dy ligjet.

“Kemi arritur të vendosim Badenterin në përzgjedhjen e të gjithë prokurorëve publikë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne kemi arritur të përfshijmë përdorimin e plotë dhe të barabartë të gjuhës shqipe zyrtare në Prokurorinë Publike dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, në përputhje me vendimet e përcaktuara me ligjin për përdorimin e gjuhëve, si dhe uljen e kritereve për zgjedhjen e prokurorëve publikë, duke siguruar përfaqësim të drejtë të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Prokurorinë Publike”, tha Grubi.

Duke u përgjigjur në pyetje e gazetarëve, ai tha se konsideron se tashmë ekziston shumicë prej dy të tretave, duke pasur parasysh se si po zhvillohet debati në Komisionin për Çështje Evropiane dhe si ishte disponimi tek deputetët.

Deputetja dhe koordinatorja e Forumit të grave të LSDM-së, Snezhana Kalevska-Vançeva dje në Kuvend deklaroi se Ligji për PP-në është themel i reformave në gjyqësor, garanton drejtësi joselektive dhe nuk lejon amnisti të fshehur.

Këto dy ligje, të cilat por miratohen me procedurë të shkurtë, dje kaluan edhe në Komisionin kuvendor Ligjvënës-Juridik.

Marketing