Propozimi francez do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë

Në ueb faqen e Qeverisë sot do të publikohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare edhe për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Marketing

Propozimi francez në formën integrale do të njoftohet menjëherë pas takimit të liderëve të partive nga koalicioni qeveritar i përcaktuar në Qeverisën në ora 11, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçecski në Fejsbuk.

“Menjëherë pas takimit, propozimi në formën integrale do ta njoftojmë në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, përskaj takimit me koalicionit, do të mbahen një sërë konsultime dhe bisedime me opinionin e ekspertëve dhe mediat. Siç edhe paralajmëruam dje i gjithë procesi do të vijojë në mënyrë transparente, ndërsa opinioni në hollësi do të njoftohet me të gjitha hapat. Bëj thirrje për përgjegjësi nga të gjithë aktorët relevantë në shoqëri, spekulimet për çështje të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare nuk janë në dobi të askujt”, thekson Kovaçevski.

Ai apelon deri te të gjithë aktorët politikë të mbështetën në informacione zyrtare nga institucionet dhe kërkoi konstruktivitet dhe mbështetje nga të gjitha palët për të sjell vendim të urtë në interes të të gjithë qytetarëve.