Propozimi francez, Lëvizja “Besa”: Mbështesim zhbllokimin e rrugës evropiane

Pro propozimit francez dhe zhbllokimin e rrugës eurointegruese të vendit është deklaruar edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Marketing

“Sigurisht se jemi proçdo zgjidhje që do të zhbllokojë integrimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Ne kemi përkrahur në këtë rast edhe propozimin franceznë koncept edhe pse ende se kemi marrë se cilat janë propozimi konknkret dhe cilat janë specifikat e tij.”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall kasami.

Kasami tha se nuk do të përfshihet në procesin e konsultimeve për propozimin francez të cilat i ka nisur qeveria ndërsa mbështetjen e japin për vazhdimin e rrugës evropiane të RMV-së.