Ballina Lajme Maqedoni “Propozimi francez”, VMRO: Qeveria negocon fshehurazi

“Propozimi francez”, VMRO: Qeveria negocon fshehurazi

VMRO-DPMNE akuon qeverinë se ka rrënuar pozitat negocuese me Bullgarëinë. Sipas partisë së Mickovskit, Qeveria po negocon fshehurazi me palën bullgare për propozimin francez edhe pse kryeministri Kovaçevski deklaroi se propozimi në formën e propozuar është i papranueshëm për vendin.
“A thua, me këtë heshtje ekipi i MPJ e qëndis fatin e trishtuar të shtetit, larg syve të qytetarëve, në Sofjëe, ku po zhvillon këto negociata?! Kovaçevski, Osmani, Mariçiq dhe gjithë të tjerët të përgjigjen. Çfarë punojnë dhe çfarë negocojnë fshehurazi, larg syve të opinionit, rreth propozimit francez. Falë VMRO-DPMNE-së dhe presionit të opinionit, plani i Kovaçevskit, Osmanit dhe Mariçiqit që propozimi njëkohësisht të kalojë në të dy Kuvendet nuk ndodhi. Në RMV për shkak të presionit, ndërsa në Bullgari për shkak të dorëheqjes së kryeministrit të atjeshëm.”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Exit mobile version