Protesta e dytë e nënave në pushim të lindjes dhe e prindërve të fëmijëve deri gjashtë vjeç

Nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare dhe ato të cilat janë në pushim të lindjes, sot pasdite sërish dolën në protestë para Qeverisë, kundër vendimit për t’u kthyer në punë më 23 shtator.

Marketing

Kërkojnë të respektohet rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektuese për vazhdimin e pushimit të lindjes deri më 31.12.2020, pasi siç thonë, me rastet e reja të të prekurve kopshtet janë në rrezik për fëmijët e tyre.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga 14 shtatori, të gjithë prindërit e fëmijëve prej 0 deri në 6 vjeç, të cilët deri më tani ishin liruar nga procesi i punës, duhet të kthehen në punë duke filluar nga 23 shtatori.