Ballina Aktuale Protesta e opozitës, reagon edhe delegacioni i lartë i OSBE-së

Protesta e opozitës, reagon edhe delegacioni i lartë i OSBE-së

Delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Marketing

Ata patën takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend.

Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.

Marketing
Exit mobile version