Shkon në nëntë numri i viktimave në protestat e ‘jelekverdhëve’ në Francë, njoftoi qeveria franceze të enjten.
“Ka pasur një të vdekur të nëntë këtë mëngjes në Agen. Ishte një ‘jelekverdhë’ që protestonte jashtë, por që nuk ndoqi udhëzimet e sigurisë në rrugë,”-tha për a gazetarët Ministri i Brendshëm Christophe Castaner.
Sipas raportimeve të zyrtarëve lokalë thuhet se viktima e fundit, një burrë rreth moshës 60-vjeçare, u godit nga një kamion pranë një autostrade ku po grumbulloheshin demonstruesit.
Shumica e vdekjeve të protestuesve ka ndodhur si pasojë e aksidenteve rrugore, pasi ‘jelekverdhët’ bllokuan rrethrrotullimit dhe dëmtuan autostradat.
Qytetarët francezë nisën protestat në mes të nëntorit kundër rritjes së taksave të karburantit.