Protesta në Kumanovë, kërkohet rritja e pagave për 25% në sektorin publik

Anëtarë të konfederatës së sindikatave të lira dhe sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë nga Kumanova dhe qytetet përreth, sot në mënyrë të qetë protestuan në sheshin e qytetit, duke kërkuar rritje të rrogave, për përqindjen e njejtë për të cilën është rritur edhe rroga minimale, pagesë të K-15-shit në sektorin publik. respektim të dispozitave ligjore, të dialogut social dhe të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive.

Marketing

Nga këtu porosisim ndal transferit nga sektori publik në atë privat, jemi dëshmitarë se ka punësime partiake dhe farefisnore. KSL ju premton se do të kundërshtojë ashpër për çdo largim nga puna të ndonjë anëtari tonë”, tha në fjalimin para të prnaishmëve kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralkovski, duke cekur se edhe sektorit publik duhet t’i paguhet K-15-shi, por edhe kërkoi që problemet të zgjidhen sa më parë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov iu falënderua të prnaishmëve për pjesëmarrjen në protestë edhe krahas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe siç tha, presioneve nga disa drejtorë të caktuar të disa institucioneve. Ai tha se edhe në prill nuk është realizuar premtimi për rritje të rrogave për të punësuarit në kopshte.

Nedellkov tha se në arsim, kulturë, kopshte duhet të rriten rrogat dhe se askush nga institucionet kompetente nuk dëgjon për rritje të rrogave.

“Ndoshta nga tetori i këtij viti, por ne kërkojmë prej një janarit të këtij viti, ndrësa për periudhën që kaloi do të kërkojmë të paguhet në mënyrë retroaktive. Kërkojmë të na rritet rroga minimale për përqindje për të cilën është rritur minimalja”, tha Nedellkov.

Ai akuzoi se dialogun social institucionet e zhvillojnë me, siç tha, sindikatat reprezentative. Ai shtoi se SASHK-u nuk do të pranojë kurfarë largime nga puna të të punësuarve. Nga sindikatat paralajmëruan se protestat për mbrojtje të të drejtave të tyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Marketing