Sot në orën 11:00 para kryeministrisë opozita në Shqipëri ka planifikuar një protestë të madhe mbarëshqiptare nga i gjithë vendi por edhe jashtë kufijve, Madje, vet kryetari i opozitës, Lulzim Basha prej një muaji qytet më qytet ka shkuar vet për t’u bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në Tiranë për këtë megaprotestë, siç e quan ai.
Por Policia e Shtetit në Shqipëri ka marrë masa të rrepta sigurie, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar.
Kështu postbllo qe të shumta janë ngritur në dalje të qyteteve kryesore në rrethe, ku janë kontrolluar autobusët dhe mjetet që shërbenin për transportin e protestuesve.
Nuk mungojnë patrullat as në kryeqytet, teksa pranë sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, është ngritur një postbllok që kontrollon të gjithë mjetet e tonazhit të rëndë.
Kontrollet e rrepta të policisë vijnë pas sinjalizimeve se në pro