Ballina Aktuale “Protesta nuk ka, Mickoski iku në pushim”/ Tendat zhvendosen tek parku përballë...

“Protesta nuk ka, Mickoski iku në pushim”/ Tendat zhvendosen tek parku përballë Kuvendit

Protestat përfunduan, por kampi i qytetarëve këtu para Kuvendit të Maqedonisë vazhdon edhe më tej.

Marketing

Nga sot në një lokacion të ri në parkun “Gruaja luftëtare”.

Vetëm rreth dhjetë qytetarë mbeten kundër propozimit francez me të cilin hapet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Protesta nuk do të ketë, janë anuluar, të DPMNE-së kanë shkuar me pushime, Mickoski i pari u bë gati dhe ka shkuar për të pushuar, e tash kur të vijë rumunia nga Kroacia, do t’i përzgjedhë të gjithë pas pushimit, të shohim kush çfarë parash evropiane ka marrë.”- akuzon një protestues.

Protestuesit akuzuan kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se i ka ndërprerë protestat për të shkuar në pushime.

Marketing
Exit mobile version