Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë ligjore për të dhënë interpretim autentik të normave juridike, që është kompetencë ekskluzive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjykata ka kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të përmbaruesit në një procedurë të përshtatshme.
Instituti juridik – parashkrimi, afatet, ndërprerja dhe mënyra e përcaktimit, rregullohen me dispozita të shumta të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (neni 349-382) dhe ai nuk zbatohet automatikisht, por përcaktohet në procedurë gjyqësore në kërkesën e debitorit.
Përmbaruesi është i detyruar të veprojë sipas kërkesës së kreditorit dhe nuk është i autorizuar të marrë asnjë vendim procedural lidhur me rrjedhën e përmbarimit, që është kompetencë ekskluzive e gjykatës.