Protesta të dhunshme në Spanjë/ Sulmohen dyqanet dhe bankat, mbi 100 të plagosur

Spanja po përballet  me protesta të dhunshme, ku qindra  qytetarët mbushën rrugët për të kundërshtuar arrestimin e një këngëtari për fyerje ndaj familjes mbretërore në këngët e tij. Por debati është ndezur mbi lirin e fjalës.

Marketing

 

Në Barcelonë dhe katalonjë  protestuesit qëlluan  autoritetet me shishe, gurë dhe fishekzjarre, ku me shumë se njëqind persona u plagosën . Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa arrestoi  rreth  800 persona .

Demonstruesit u vunë flakën kontejnerëve të plehrave ,si dhe motoçikletave.

Disa sulmuan dyqanet dhe bankat duke thyer xhamat me gurë dhe sende të tjera të forta.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, duke iu referuar debateve për demokracinë dhe lirinë e shprehjes tha se dhuna nuk mund te justifikohet në asnjë mënyrë.

PEDRO SANCHEZ

KRYEMINISTRI I SPANJËS

 “Spanja është një vend me demokraci të plotë dhe në vendet demokratike përdorimi i dhunës në çdo formë është i papranueshëm. Nuk ka asgjë që mund ta paraqesë dhunën si të drejtë. Dhuna nuk është liri, është sulm ndaj demokracisë dhe lirisë ndaj të tjerëve. Qeveria do të qëndrojë përballë çdo dhune dhe do të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj.”

 

Reperi Pablo Hasel u dënua me 9 muaj burg për ofendim ndaj institucioneve shtetërore dhe mbretërore si dhe për lavdërim të terrorizmit me disa shprehje të përdorura në Twitter dhe në këngët e tij. Burgosja e reperit spanjoll u pasua me kritika  mbi demokracinë dhe lirinë e shprehjes.