Protestë në Tetovë, kërkohet mbikalim në rrugën industriale

Pas disa aksidenteve dhe rasteve në të cilat si pasojë ka pasur edhe viktima në rrugën industriale në Tetovë, disa aktivistë sot me fillim nga ora 13, do të mbajnë protesta, pikërisht në atë vend. Kërkesa drejtuar Komunës së Tetovës është që të bëje ndarjen fizike të rrugës dhe të ndërtoje mbikalime, ndërkaq kërkesat tjera do të shpalosen në protestë.

Marketing

Viktima e fundit në këtë rrugë ishte një vajzë 6 vjeçare, e cila u godit nga një veturë duke tentuar të kaloje rrugën. Disa nga banorët e kësaj lagje kanë kërkuar të ndërtohet një mbikalim aty tash disa vite, megjithatë, kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër, thonë organizatorët.