Protestë për Tomor Morinën në Gjakovë, Gjini: Duam sa më shpejt të lirohet

Sot në Gjakovë u organizua protestë paqësore për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morina.
Në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së, dega në Gjakovë, morën pjesë familjarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë, njofton Klan Kosova.

Marketing

Protestës iu bashkëngjit edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm të Tomorit.
“Secili prej nesh e kemi sot një mllef dhe me plot të drejtë. Është e pakuptimtë që ende njëzet vjet pas lufte ata që kanë kryer krime kërkojnë të na dënojnë. Tomorin e duam sa më shpejtë në mesin tonë, në familjen e tij e mes miqëve”.

Gjini po ashtu tha se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar biseda me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe se shumë shpejt gjithçka do të konkretizohet”.