Protestuesi maqedonas: Nuk e lejojmë zyrtarizimin e gjuhës shqipe, sepse do të krijohet Shqipëria e Madhe

Ekipi i Gazetës Lajm dhe LajmTV ka intervistuar një prej pjesëmarrësve në protestën e sotme para Kuvendit të Maqedonisë, ku po protestohet kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese. Ai vlerëson se nëse zyrtarizohet gjuha shqipe më pas do të krijohet Shqipëria e Madhe.
“Nëse fitohet gjuha, atëherë do të kërkohet autonomi e Maqedonisë Perëndimore. Më vonë do të krijohet Shqipëria e madhe”, ka deklaruar protestuesi në fjalë.
Paraqitjen e tij të plotë mund ta përcillni në videon në këtë Link.

Marketing