Protestuesit: Ivanov të ndalojë përndjekjen politike ndaj Gruevskit

Para Gjykatës Themelore po vazhdojnë protestat ku kërkohet drejtësi për ish kryeministrin dhe ish kreun e VMRO- DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski.

Marketing

Sipas organizatorëve të protestës, PSP-ja po punon vazhdimisht në shkatërrimin e elitës politike të VMRO-së. Ata kërkuan nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov që të ndalojë, siç thonë ata, përndjekjen politike të Nikolla Gruevskit.

Prokuroria Speciale Publike ka vetëm një çëllim, atë që të punojë në shkatërrimin e elitës politike të VMRO-DPMNE-së, në këtë elitë marrin pjesë njerëzit nga qeveria e kaluar, e cila ka qeverisur më shumë se 10 vite.

E ftojmë presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili është i vetmi politikan në Republikën e Maqedonisë që ka kredibilitetin e qytetarëve, të marrë vendim me të cilin do ta ndaloj këtë përndjekje politike që po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë”- tha Aleksandar Trajkovski nga VMRO-DPMNE.

Marketing