Protestuesit serbë provokojnë me thirrje dhe muzikë Policinë e Kosovës: Duam luftë

Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë kanë provokuar Njësinë Speciale me fjalët “duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit.

Marketing

Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policisë, aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që njësitet speciale të Kosovës provokohen nga serbët protestues.