Protokollet e reja në shkolla, Spasovski: Nxënësit janë të sigurt

Shkollat janë të sigurta dhe pas futjes së protokolleve të reja për trajtimin e raportimeve për bomba të vendosura, janë dërguar vetëm dy të tjera dhe më pas janë ndalur, ka zbuluar ministri i punëve të brendshme, Spasovski.

Marketing

“Është me rëndësi se shkollat janë të sigurta, ato nuk janë të kërcënuara, as procesi mësimor, as siguria e nxënësve, mendoj se mënyra me të cilën punojmë në periudhën e fundit, me protokollet e reja, po jep rezultate të mira.”, – deklaroi Oliver Spasovski.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, këto komente i bëri në shkrimin e një memorandum bashkëpunimi me Inspektoratin e Punës për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim pune në vend, për të cilin pati më së shumti viktima vitin e kaluar

Marketing