Sekretari Organizativ të Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, ka folur në lidhje me lajmin e konfirmuar nga Ora News, se forca e tij politike të hënën nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me Matilda Mcinin, u shpreh se sjellja e Presidentit ka qenë në kundërshtim me pozicionin që ka duke shtuar se do mbledhin faktet për shkeljet që ka bërë ai gjatë kohës që ka qenë në krye të shtetit.
“Ne e kemi thënë se sjellja e Presidentit gjatë gjithë kësaj kohe, ishte në kundërshtim me pozicionin që ka.
PS do mbledh fakte që do na çojë drejt fakteve të Presidentit për shkelje të rënda të Kushtetutës. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do vendos për shkarkimin e tij. “