“PS humbëse”, Bardhi: I ftojë që të caktojnë numëruesit dhe të nis procesi sa më parë

schedule22:51 – 25 Prill, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që të caktojë numëruesit e saj në KZAZ në mënyrë që të fillojë sa më parë procesi i numërimit në qarkun e Elbasanit.

Bardhi ka falënderuar qytetarët e Elbasanit që sipas tij kanë ndezur dritën e shpresë. Ndër të tjera Bardhi nuk ka pranuar që të komentojë deklaratat e Taulant Ballës duke thënë se ata janë humbës.

Marketing

“Dua të falënderoj çdo qytetar. Që besuan tek PD. U përkushtuan gjatë këtyre ditëve. Ka qenë fushatë e bazuar tek forca e të rinjve. Kam vetëm një apel të nisi procesi i numërimit. Ftoj PS që të caktojë numëruesit e saj në kzaz. Dhe të jeni të sigurt që çdo qytetar ka ndezur një dritë shprese për familjen e tyre.”

‘Nuk komentoj deklaratat e humbësve. Jam këtu për të falënderuar qytetarët e Elbasanit. Faleminderit që besuat në projektin tonë.”

“Bëra thirrje për procesin e numërimit, model korrekt, të qetë të numërimit.”

“Edhe një herë apeli ynë është të nisi sa më parë numërimi i qetë dhe korrekt”

‘Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë. Ftoj PS të caktojë numëruesit dhe të nisi procesin e numërimit. Sot ka fituar Elbasani ka fituar Shqipëria.” tha Bardhi. E.L/abcnews.al/

Marketing