ASH-ja e Ziadin Selës është parti më e fortë tek shqiptarët sipas anketës së fundit të realizuar nga “Market Vizhn” e cila thuhet se është e afërt me VMRO-në.
Edhe analistët në Maqedoninë e Veriut thonë se dalja e Blerim Rekës është e lidhur ngusht me politikat e VMRO-së, ku kandidati i pavarur e çon ujin në mullirin e partisë së ish Nikolla Gruevskit, shkruan TS.
Sipas anketës ASH-ja e Selës ka rejting prej 3.1% që radhitet e para më pas vjen BDI-ja e Ali Ahmetit me 2.8% dhe në fund vjen BESA e Kasamit me 1.2%.
Ndryshe sot është dita e 16 e fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut ku në garë janë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka./TS/