Pse kemi të ftohtë kur kemi temperaturë?

Ju ndoshta jeni dridhur nga i ftohti të paktën një herë në jetë kur keni pasur ethe dhe temperaturë. Pavarësisht se çfarë keni bërë, me sa batanije jeni mbuluar dhe sado filxhanë çaj keni pirë, ende jeni përballur me të ftohtit.

Marketing

Por në fakt kjo është një shenjë e mirë se trupi po lufton infeksionin, shkruan portali Everyday Health, transmeton Klankosova.tv. Ata shtojnë se shumica e viruseve dhe baktereve do ta kenë të vështirë të mbijetojnë kur temperatura e trupit është më e lartë se normalja. Një rritje prej vetëm një ose dy gradësh mund të ndalojë shumë mikroorganizma të dëmshëm që të sulmojnë sistemin imunitar.

Kur bëhet fjalë për ndjenjën e të ftohtit gjatë temperaturës, specialisti i kujdesit parësor Nate Favini thekson se kjo është një përgjigje normale fiziologjike.

Ai shpjegon se sapo truri kalon “termostatin” e tij të brendshëm në një temperaturë më të lartë për të luftuar infeksionin, pjesa tjetër e trupit do të gjenerojë nxehtësi për të arritur atë temperaturë më të lartë.

Në atë moment, ne jemi nën temperaturën e re ideale të trupit, kështu që ndiejmë të ftohtë, gjë që do të na bëjë të dridhemi dhe të lëkundemi trupin tonë, transmeton Everyday Health, përcjell Index.hr.

Favini shton gjithashtu se “ndërsa trupi gjeneron nxehtësi për të arritur një temperaturë më të lartë, muskujt do të tkurren”.

Marketing