Pse Kishës Ortodokse Maqedonase dhe BDI-së i pengon koalicioni i opozitës me VV-në?

Bashkëpunimi i koalicionit opozitar shqiptar “Lidhjes Evropiane për Ndryshim” me Lëvizjen Vetëvendosje ka shkaktuar reagime të shumta paniku jo vetëm te Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe te Kisha Ortodokse Maqedone.

Marketing

Këta të fundit kanë bërë thirrje deri tek të gjithë faktori politik maqedonas që të pengojnë pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Çfarë kanë të përbashkët Kisha Ortodokse Maqedonase me BDI-në që njëzërri e kundërshtojnë praninë e VV-së në skenën politike të Maqedonisë së Veriut?!