Pse nuk doli Iliri pas tij? Sabiani zbulon çfarë i tha në shtëpi

Të premten mbrëma la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP” këngëtari i njohur, Sabiani. Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Fun Club BB VIP”, ku u shpreh se ende nuk është ambientuar.

Marketing

“Nuk kam parë as videot më thënë të drejtat. Kam parë pak në “Instagram”. Jam pak konfuz, se më priten shumë mirë këtu jashtë, ku brenda më është servirur ndryshe. Problemi është se kam mbështetje të madhe jo vetëm në rrjetet sociale. Nuk kam marrë një vendim ende për të folur. Është një eksperiencë e re. Momentalisht publiku më mbështet shumë. Kam 21 vite karrierë të suksesshme dhe nuk kam pasur kurrë kaq mbështetje”, tha Sabiani.

Ndërsa i pyetur për eksperiencën brenda BB VIP dhe miqësinë e fortë me Ilirin, ai tha se “jam munduar që të mbijetoj, të përshtatem me banorët”.

“Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain.

Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin edhe për tjetrin.

Aty emocionet ndryshojnë, nuk janë si jashtë. Kam shëtitur gjithandej, vuajtjet dhe rrugëtimi nuk janë aspak njësoj si te ajo shtëpi. Atje është një magji tjetër, fikën llambat dhe duket sikur je në një planet tjetër”, tha këngëtari i njohur.

Ndërsa për çmimin e madh, Sabiani u shpreh se nuk e ka pretenduar asnjëherë.

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, shtoi këngëtari i njohur.