Pse partitë maqedonase nuk duan që Bujar Osmani të jetë kryediplomat? Përgjigjet ministri

Frikë nga barazia. Situatë ku barazia shihet si privilegj e jo si e drejtë e çdo qytetari dhe çdo komuniteti.

Marketing

Mendoj që jemi në një periudhë tranzicioni ku njerëzit dalëngadalë do ta kuptojnë realitetin e ri në të cilin gjendet shteti. Nuk pranojnë shqiptarët asgjë më pak se barazi e plotë në mes komuniteteve këtu. Kështu që, e drejtë e çdo shqiptari është të jetë president, kryeministër, ministër i jashtëm, … ose çfarëdo pozicioni tjetër. Asgjë më pak e asgjë më shumë se komunitetet tjera. Janë inercione. Frikë nga humbja e monopolit, qoftë etnik, politik a ekonomik.

Është përgjigjja e ministrit Bujar Osmani, në pyetjen gazetareske se pse është më i komentuari te partitë politike maqedonase dhe qëndrimi se nuk mund të jetë ministri i Punëve të Jashtme shqiptar.

Ministri Osmani në intervistën e tij për RTVM2 ka folur për ndryshimet kushtetuese dhe rëndësinë e momentumit historik për të mbajtur kursin pro europian.

“E ardhmja do të përcaktohet me vendimin që e marrim tash si gjeneratë. Është koha që secili të bën sakrificë. Për ne Europa është mbi të gjitha”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Marketing