Pse po lulëzon populizmi? Përgjegjëse janë pjesërisht edhe mediat sociale

Nga Jamie Bartlett

Marketing

Populistët e krahut të djathtë nga e gjithë bota, kanë pasur një periudhë të mirë muajt e fundit. Demokratët Suedezë, partia që është haptazi kundër emigracionit fituan 17.6 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, duke e renditur partinë e tyre të tretën në parlamentin vendas, Riksdag.

Në Brazil, përfaëqësueri i ekstremit të djathtë Xheir Bolsonaro u zgjodh president. Dhe në Itali, qënia në pushtet nuk duket se e ka dëmtuar Lidhjen e Veriut, apo partnerin e saj në koalicion, Pesë Yjet. Po çfarë po ndodh? Ka shumë arsye të forta, se përse votuesit duan ndryshim.

E djathta thotë se nivelet e emigracionit, dhe një elitë e distancuar nga populli po ndihmojnë të huajt.

E majta e vë theksin tek pagat e ulëta dhe pasigurinë financiare, duke vënë në dukje edhe 10-vjetorin e krizës financiare. Por asnjë nga të dyja palët, nuk e pranon se populizmi është një stil i politikës, po aq sa edhe sa një grup premtimesh specifike.

Ai po bën shumë zhurmë, për shkak se kultura jonë politike po evoluon për t’iu përshtatur mediave me të cilat komunikojmë. Termi “populist”, është bërë një fjalë nënçmuese, e përdorur zakonisht nga liberalët për të denigruar gjërat që nuk i pëlqejnë – më së shumti Donald Trump dhe Brexit. Por populizmi ka dy karakteristika kryesore.

Së pari, ai ofron përgjigje të menjëhershme dhe supozohet jo të dukshme për problemet e ndërlikuara, për të cilat zakonisht fajësohet një grup tjetër. Së dyti, ai pretendon të përfaqësojë njerëz të mirë por të shtypur, kundër një elite të korruptuar dhe të distancuar. Ky stil dhe narracion, mund të shfaqet si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.

Mediat sociale, ofrojnë platformën e përsosur për të dyja linjat e sulmit. Kjo ka kuptim, sapo të kuptoni se fitimet e platformave të mediave sociale, vijnë nga kompanitë reklamuese. Siç do t’jua thotë çdo ekspert i reklamave, emocioni dhe thjeshtësia shesin.

Online, kjo është e vërtetë në kuptimin e fjalëpërfjalshëm:sa më shumë përmbajtje ndahet me të tjerët, aq më shumë të ardhura nga reklamat gjenerohen. Mesazhet populiste – sidomos nëse jeni në opozitë, dhe mund të jeni komodë pa andrrallat e pushtetit – performojnë më mirë se çdo gjë, nga qendra në periferi.

Por populistët janë më të harmonizuar frymësisht me teknologjinë e sotme. Nga pazaret, takimet, muzika dhe lajmet, çdo gjë është e personalizuar – e shpejtë, e përshtatshme, ashtu si dëshironi ju. Çfarë politike frustruese, e komprometuar dhe pështjelluese!

Populistët premtojnë ta thjeshtëzojnë atë. Ata ofrojnë politikën e ringut – godasin majtas ose djathtas për të marrë pikërisht atë që dëshirojnë, pa e vrarë shumë mendjen. Çdokush që qëndron në rrugën e tyre, është pjesë e një korrupsioni në hije – mediat, gjyqtarë, emigrantët …

Lajmi i mirë, thotë populisti, është se tani kemi një linjë të drejtpërdrejtë me ata njerëz të ndershëmm, që punojnë shumë, dhe që janë duke i rrethuar partitë dhe mediat vetë-shërbyese. Kjo është arsyeja se përse shumë populistë – pavarësisht nëse është Trump, Demokratët Suedezë, apo Lëvizja Italiane Pesë Yjet – janë adoptues të hershëm, dhe krejtësisht të qetë të këtij formati.

Ndoshta është më e saktë të thuhet se jemi të gjithë – si votuesit ashtu edhe udhëheqësit – duke u bërë populiste në normat dhe pritshmëritë tona. Për ta kuptuar këtë, duhet të shqytojmë disa nga pretedimet e liberalëve. Njëra është se rritja e populistëve, është shkaktuar nga disa idiotë të tjerë që janë duke u mashtruar nga lajme e rreme.

Një problem më i madh, është se ne e rrethojmë veten me “shkëlqimin e ngrohtë” të lajmeve të konfirmuara si të vërteta. Kjo nuk është e njëjtë si me lajmin e rremë, por efekti është i ngjashëm:kur një e vërtetë e përbashkët, zëvendësohet me realitete individuale, nuk ka asgjë mënyrë për të ankoruar debatin politik. E vetmja gjë që mbetet, është që të dyja grupimet t’i ulërasin njëri-tjetrin, dhe populistët mund të bërtasin më fort.

Pastaj ekziston pikëpamja, se njerëzit kanë ngecur në dhomat-jehonë të të njëjtit mendim. Por në internet ne jemi të rrethuar nga njerëz, me të cilët edhe nuk biem dakord. Në vend që të dëgjojmë, ne injorojmë, denigrojmë ose gjejmë versionin më të keq të kundërvënies ndaj kundërshtarëve tanë, dhe e cilësojmë këtë sjellje si tipike.

Kur ishte hera e fundit që ndryshuat mendje, pasi diskutuat mbi diçka në internet? Ndoshta asnjëherë. E kush ka kohë në internet për një diskutim të gjatë, të kujdesshëm dhe të respektueshëm, për të parë anën tjetër të gjërave? Unë do të vë bast, se sa më shumë që dëgjoni argumente nga kundërshtarët tuaj, aq më shumë ju nuk bini dakord me të.

Në një shoqëri të shtypit të shkruar, pavësisht gjithë të metave të saj, ekziston të paktën një prirje drejt një rendi dhe koherence të fakteve dhe ideve. Platformat e mediave sociale, janë ndërtuar mbi një logjikë të ndryshme:ne po “mbytemi” në hpejtësinë e ideve dhe tregimeve dhe fakteve kundërshtuse.

Është shumë e madhe, për t’u trajtuar në mënyrë racionale. Dhe me vëmendjen tonë nën “rrethim”, ne jemi gjithnjë e më shumë jo në gjendje, për t’u përqendruar më shumë se disa minuta pa kontrolluar telefonat tanë. Prandaj, përshtatshmëria kulturore duhet të mbështetet tek instikti, të reagojë pa reflektim, të filtrojë, të injorojë, të thjeshtojë, të karikaturizojë.

Të qenit vazhdimisht të hutuar, duhet të na bëjë më pak të aftë për të trajtuar ide dhe argumente të komplikuara dhe të nuancuara. Një komb i shpërqendruar, është ai që preferon siguritë emocionale në zonat gri.

Këto janë të gjitha dobësi njerëzore, por mediat sociale, në një mënyrë të paparashikuar, i kthyen ato në një tipar strukturor të konsumit modern të informacionit, dhe e shfrytëzuan këtë për para. Këto janë kushtet perfekte, që udhëheqësin tribal të mund të kanalizojë inatin, dhe të ofrohet për të vënë rend në këtë kaos.

Është e padobishme të fajësohen kompanitë e teknologjisë:ato thjesht kanë krijur diçka që s’mund ta kontrollojnë. Dhe gjithmonë ka pasur populistë, të cilët janë zakonisht adoptues dhe shfrytëzues të hershëm të teknologjisë më të fundit. Pavarësisht të gjitha problemeve të tij, populizmi mund të jetë një kontroll i dobishëm mbi pushtetin, që është distancuar shumë nga njerëzit.

Pjesë e zgjidhjes për partitë kryesore politike dhe demokracitë në përgjithësi, duhet të jetë ofrimi prej tyre i më shumë zgjedhjeve dhe kontrolli mbi vendimmarrjen, në mënyrë ideale pa ofruar “vota dixhitale” për gjithçka, që do t’i bëjë gjërat edhe më keq.

Në fund, duhet të fajësojmë edhe veten. Ne vazhdojmë të klikojmë dhe ndajmë tregimet plot mllefe; ne bërtasim, karikaturizojmë dhe fyejmë. Ne duhet të zotohemi t’i dëgjojmë me respekt kundërshtarët tanë, duke identifikuar argumentet e tyre më të mira, sesa ato më të këqija.

Dhe në qoftë se mundemi të dobësojmë modelin e biznesit të reklamave nga të cilat varen mediat sociale, këto të fundit do të kishin më pak nxitje për të na mbajtur në internet dhe emocionalisht të ngarkuar gjatë gjithë kohës. Si thoni, t’i bashkohemi disa platforma të mediave sociale që janë me pagesë?

Apo të heqim dorë përkohësisht prej tyre? Kompanitë e teknologjisë, duhet të ndihmojnë në këtë aspekt, duke përdorur dizenjot dhe shërbimet që nuk kanë të bëjnë vetëm me tërheqjen e vëmendjes. Sepse nëse kjo valë e populizmit, shkon në autoritarizëm apo më keq, askush nuk përfiton – as titanët e teknologjisë që na kanë ndihmuar pa dashje për t’u zhytur në këtë rrëmujë.

Shënim: Jamie Bartlett, është autor i librit “Njerëzit kundër teknologjisë”

Burimi: The Guardian