Pse u vesh me të bardha Maria De Filippi në funeralin e Berlusconit?

Ditën e djeshme u mbajt funerali i ish-kryeministrit italian, SilvioBerlusconi. Në homazhet e kryera nuk munguan figura të njohura të ekranit italian, mes tyre edhe ikona e prezantimit, Maria De Filippi.

Marketing

Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj. Në ditë zie, Maria zgjodhi të vishej me të bardha.

Por ka një arsye pse prezantuesja zgjodhi të shfaqej me të bardha. E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”. Maria, si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën e tij.