PSG e nis me humbje sezonin e ri në Ligue 1, mposhtet nga Lens

Lens kanë shkaktuar befasinë e parë këtë xhiro në Ligue 1.

Marketing

Skuadra e Lens ka shënuar fitore minimale në përballjen me Paris Saint Germain.

Pjesa e parë e këtij takimi tregoi disa raste, por nuk u gjet rruga e golit nga asnjëra skuadër.

Në pjesën e dytë, Ignatius Ganago arriti që të shënonte gol në minutën e 57’.

Ishte pikërisht ky gol që në fund doli të vendoste fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Lens pas dy ndeshjeve numëron 3 pikë, kurse për PSG kjo ishte ndeshja e parë duke bërë që sezoni të nis me humbje për ta.

Marketing