Ballina Sport PSG me fanella bamirësie për Nottredamin

PSG me fanella bamirësie për Nottredamin

Mbrëmja e së dielës ishte e veçantë për Paris Saint Germain.
Titulli i tetë kampion në Francë, por edhe akti i bamirësisë për Katedralen ‘Notre Dame’ dhe zjarrfikësit.

Marketing

Kampionët e Ligue 1 zbritën në fushën e lojës në ndeshjen e së dielës me një fanelë speciale ku përpara ishte simboli i Katedrales së Parisit që mori flakë javën e kaluar, ndërkohë që në shpinë ishte e shkruar ‘Notre Dame’ në vend të emrave të lojtarëve.

Të gjitha këto fanela do të shiten 100 Euro secila dhe të ardhurat e mbledhura do të jepen për bamirësi për zjarrfikësit që mundësuan shuarjen e flakëve në Katedralen e njohur pas shumë orësh pune të madhe, njofton faqja zyrtare e Paris Saint Germain.

Ndërkaq, vetë klubi parizien publikoi në platformat e saj sociale një video homazh për Katedralen 856 vjeçare të ‘Notre Dame’.

Exit mobile version