Paris Saint-Germain nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2020/21 në Ligue 1.
Finalisti i Ligës së Kampionëve dhe kampioni në fuqi në Francë, pas tre ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, ka tubuar tre pikë.
Kjo pasi PSG sonte triumfoi ndaj Metz me rezultat minimal, pasi paraprakisht u mposht nga Lens e Marseille.
Julian Draxler realizoi golin e fitore në minutat e fundit të ndeshjes.
Thomas Tuchel nuk do të llogarit në shërbimet e Neymar dhe Paredes për dy ndeshje, ndërsa gjashtë ndeshje do t’i mungojë Kurzawa, kurse Di Maria është aktualisht nën hetim për atë se çfarë ndodhi javën e kaluar nga Marseille. Diallo u ndëshkua sonte me të kuq, dhe pritet të mungojë minimum një ndeshje.
PSG ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim te Nice.