PSG vendos çmim marramendës për shitjen e Kylian Mbappes

PSG ka vendosur një çmim rekord botëror për sulmuesin që dëshiron të largohet Kylian Mbappe, sipas një raporti në The Telegraph.

Marketing

Mbappe e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga PSG gjatë afatit kalimtar të janarit. Mes sulmuesit francez dhe klubit ka hatër mbetje ku sulmuesi ndjen se disa premtime që i janë bërë nga klubi janë thyer.

Ai hodhi poshtë interesimin nga Real Madridi në verë për të nënshkruar një marrëveshje të re dy-vjeçare me skuadrën e Parisit, por tani ai është i pakënaqur me skuadrën.

Qëndrimi i Mbappe ka tërhequr kritika nga disa legjenda evropiane, duke përfshirë Rio Ferdinand dhe Thierry Henry, megjithatë 23-vjeçari mbetet një lojtar që shumica e klubeve do të donin ta kishin në skuadrën e tyre.

Një pengesë e madhe drejt çdo marrëveshjeje, megjithatë, ka të ngjarë të jetë çmimi i tij.

Sipas burimit anglez, PSG e vlerëson Mbappe-n si një lojtar me vlerë 300-350 milionë euro – shumë më tepër se tarifa e transferimit rekord botëror prej 222 milionë eurosh që pagoi për Neymar në vitin 2017, transmeton IndeksOnline.

Një çmim i tillë i kërkuar do të pengojë çdo klub që të nisë një ofertë serioze për lojtarin, pagat e të cilit janë gjithashtu shumë të larta.

Real Madridi mendohet se ka një interes për lojtarin, pavarësisht nga pakënaqësia për mënyrën në të cilën ai i shpërfilli verën e kaluar, kurse edhe ekipet e Premierligës, Manchester City dhe Liverpool mendohet se kanë shanse që ta marin nënshkrimin e tij.

Marketing