Psikologët: Fëmijët të përgatiten për masat mbrojtëse në shkollë, me kreativitet të respektohet distanca

Për disa javë nxënësit e klasave të para do të ulen në bankat shkollore, duke I’u përshtatur situatës me pandeminë. Prindërit do të duhet t’i përgatisin ata se gjatë qëndrimit në shkollë do të përballen me kufizime.

Marketing

Që shkuarja në shkollë të mos jetë stresues për fëmijët, psikologët udhëzojnë prindërit që nëpërmjet mënyrës kreative të përgatisin fëmijët e tyre duke i dhënë theks mbajtjes së maskës, larjes së shpeshtë dhe dezinfektimit të duarve si dhe mbajtjen e distancës.

“Nëpërmjet mënyrës kreative t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre se me mbajtjen e maskës ata kanë super fuqi që të mbrojnë shokët e tyre dhe veten e tyre. Me këtë ndërtojmë nxënës të përgjegjshëm dhe zhvillojnë profilin e një nxënësi të kujdesshëm”, u shpreh psikologia Elena Temelkovska.

Kategori e ndjeshme mbeten edhe nxënësit e klasave të dyta dhe të treta. Për dallim nga viti I kaluar kur ata janë shoqëruar me miqtë e klasës, këtë vit do të duhet të komunikojnë në distancë fizike.

Psikologët sugjerojnë prindërit të jenë në bashkëpunim me shkollat për komunikim sa më të drejtë të fëmijëve të tyre me të tjerët.

“Periudhën që vijon prindërit do të duhet të jenë në komunikimit të vazhdueshëm me shkollat dhe të informohen për të gjitha aktivitetet që ndërmarrin shkollat për shëndetin e nxënësve. Gjithashtu do të duhet t’u shpjegojnë fëmijëve se do të duhet të mbajnë distancë kur do të nisen në shkollë, se nuk duhet të kenë kontakt fizik, përqafime, thjesht kur do të hyjnë në klasë, bashkë me mësimdhënësin do të gjejnë një formë kreative dhe zbavitëse për t’u përshëndetur”, thekson Temelkovska.

Për të qenë të kënaqur të gjithë në fund të ditës, nevojitet edhe motivim i nxënësve dhe zhvillimi i mendimit kritik duke biseduar me ata se si të pranojnë dhe përballen me realitetin e ri që na rrethon.RTVM

Marketing