Publikimi i rrogave në Shqipëri,këto janë të arrestuarit (FOTO)

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e katër personave për publikimin e të dhënave dhe pagave të qytetarëve.

Marketing

Bëhet fjalë për dy specialistët e IT, Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endi Ikonomi. Mësohet se dy nga të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të 650 mijë qytetarëve për vetëm 20-30 mijë lekë të reja.

Eni Qirjako në 6 episode ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Agarait, ndërsa ky i fundit i fundit ia shiti për 20 mije lekë Sotës dhe Ikonomit.