Publikohen në rrjetet sociale numrat e deputetëve të shumicës parlamentare

Një ditë para se propozimi francez t’u paraqitet deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, situata akoma po komentohet pro dhe kundër nga shumë faktorë politik të vendit dhe jo vetëm.

Marketing

E një veprim i cili deri më tani aludohet të jetë vepër e opozitës maqedonase, ka ndodhur sot në rrjetin social Twitter.

Në Twitter është shfaqur një fotografi me numrat e telefonit të të gjithë deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të tyre.

Diçitura sipër fotos është “Thuaju të mos e tradhtojnë popullin”.

Marketing